Muzafer Ejupi është futbollist i ri i Slaven Belupos. Ejupi pas 3 sezoneve te Osieku , sërisht rikthehet të Slaven Belupo, duke firmosur kontratën një vjeçare, me obcion që ajo të vazhdohet edhe për një vit tjetër. Në qëndrimin e parë, Ejupi shënoi 24 gola në 54 paraqitje për skuadrën kroate. Pas firmosjes së kontratës, Ejupi u shpreh i kënaqur që rikthehet në ekipin e tij të mëparshëm në Kroaci.

Më vjen mirë që jam këtu, pasi që njerëz më prezantuan planin ambicioz për vitin e ardhshëm. Qëllimi është të kemi fillim të mirë të sezonit, pasi që fillimi determinon sezonin në vazhdim,” tha mes tjerash Ejupi.

Ndryshe Muzafer Ejupi ka vesh fanellën e Osijekut, Vardarit, Metalurgut, Shkëndijës, Horizont Turnovës, Skendërbeut dhe Kartalsporit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...