Arsenali është një hap më pranë kualifikimit në turin tjetër të Ligës së Europës, edhe pse sot është ndalur në një barazim 1-1 ndaj ekipit të Vitoria Gimaraesh në transfertë në ndeshjen e katërt në grup në Ligën e Europës. Një barazim që nuk shmang krizën pas problemeve të lindura së fundmi me debatin rreth Xhakës si dhe mungesën e rezultateve që kanë vënë në diskutim vazhdimësinë e trajnerit Emeri. Ndeshja i shërbeu deri diku Shkodran Mustafit, i cili ka qenë shpeshherë në epiqendër të kritikave. Mbrojtësi me origjinë shqiptare ishte autori i golit të avantazhit për “topçinjtë” duke dërguar me kokë në rrjetë një harkim të Pepe pas një goditje dënimi. Por në shtesën e takimit, në minutën e 91-të, Arsenali u tregua i pavëmendshëm duke mos larguar si duhet një top në zonë dhe Duarte me roveshatë barazoi shifrat. Pika e sotme e çon në 10 kuotën e Arsenalit, i cili gjithsesi mbetet i shkëputur nga ndjekësi më i afërt, që është Eintraht Frankfurt me 6 të tilla.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...