Liderët e dy partive opozitare janë takuar sot për të diskutuar në lidhje me organizimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Haradinaj.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti vlerësuan se përkundër faktit që grupet parlamentare të LDK-së dhe të LVV-së bashkërenditën aktivitetin opozitar kundër qeverisjes aktuale dhe një mori skandaleve të saj, situata në Kosovë po përkeqësohet.

Ata kanë bërë të ditur se në ditët në vijim, grupet parlamentare do të veprojnë në organizimin e mocionit.

LDK, në nëntor të vitit të kaluar, kishte aprovuar Platformën Zgjedhore duke konstatuar se institucionet e dala nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 nuk po e bëjnë punën e tyre në interes të vendit dhe të forcimit e të konsolidimit të shtetit të Kosovës, se Kuvendi i Republikës së Kosovës është bërë jofunksional dhe se Qeveria e koalicionit qeverisës nuk përfaqëson shumicën në Kuvend.

Rrjedhimisht, LDK vlerësoi se vendi duhet të shkojë në zgjedhje përmes votës së mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale ose përmes shpërndarjes së Kuvendit duke kërkuar nga të gjitha organet e LDK-së angazhim të plotë dhe të gjithanshëm për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme.

Korrupsioni i lartë, papunësia, nepotizmi dhe ikja e njerëzve nga Kosova janë dëshmitë më të mira se vendit i nevojitet qeveri e re e përgjegjshme.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...