Vedat Muriqi është sërisht në qendër të vëmendjes, pasi sulmuesi i Fenerbahçes vazhdon të jetë protagonist me golat e tij. Kosovari shënoi dhe në fitoren e Fenerit me rezultatin 2-1 kundër Ankaragucu. Miqtë ja bënë jetën e vështirë Fenerit, pasi shënuan të parët, por u barazuan shumë shpejt, brenda pjesës së parë. U desh goli i Muriqit në minutën e 73′ për t’i dhuruar 3 pikë me mjaft vlera Fenerbahçes. Ai nuk gaboi pas pasimit të shokut të tij dhe me një qetësi të frikshme e dërgoi në rrjetë. Mirëpo sulmuesi shqiptari u vu në qendër të akuzave dhe në minutat shtesë kur ndali një top me dorë si të ishte në volejboll, por për gjyqtarin nuk ishte asgjë. Tifozët kritikuan sjelljen e arbitrit, pasi duhej ndëshkuar me karton të verdhë. Ambienti futbollistik i Turqisë zien nga akuzat, pasi flitet për një favorizim ndaj Muriqit dhe Fenerbahçes.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...