Vedat Muriqi ka shënuar edhe këtë javë për skuadrën e Rizespor në Turqi. Sulmuesi i përfaqësuese së Kosovës përfitoi nga një gabim i mbrojtësit dhe shënoi që në minutën e dytë të ndeshjes. Ky sezon ka rezultuar të jetë tejet pozitiv për 24-vjeçarin teksa ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 6 asist në 26 javë të kampionatit turk. Falë golave të tij Rizespor u largua nga vendi i fundit të tabelës, duke u ngjitur në vend në vend të 6-të, që në rast se ruan avantazhin shkon në kuotën e 34 pikëve, 7 më shumë se vendi i 16-të.

 

Loading...

Shpërndaj me