Sot hidhet shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Hoze Mourinjo shpreson të shoh përballje angleze në këtë raund të garës madhore kontinentale.

“Shpresoj që skuadrat angleze të luajnë kundër njëra-tjetrës, pa asnjë lloj preference më tej. Po të dalin dy çifte mes skuadrave angleze, kjo do të thotë se dy prej tyre shkojnë me siguri në gjysmëfinale. Unë mendoj që, nëse shorti përplas Mançester Sitit me Mançester Junajtedit, ose Totenhamin me Liverpulin, do të ishin ndeshje absolutisht fantastike. Zgjedhja ime e dytë nuk do të ishte për arsye taktike apo emocionale, por për motivim fantastik shtesë. Unë do të doja Ajaks kundër Porto, pasi kjo do të thotë që njëra prej këtyre skuadrave arrin në gjysmëfinale. Nuk do të më pëlqente Juventusi kundër Barcelonës, sepse mendoj se do të ishte diçka e veçantë. Barcelona kundër Juventusit mund të luajë në finale, ose në gjysmëfinale. Të udhëhequr nga dy lojtarë të mëdhenj, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, është mëkat të përplasen që në çerekfinale dhe njëri të eliminohet. Dua t’i shoh të dy më shumë se kaq në fushë”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...