Lojtarët e Kosovës kanë filluar të kthehen menjëherë te skuadrat e tyre pas ndeshjeve ndërkombëtare. Sulmuesi i ‘Dardanëve’ është rikthyer menjëherë te Fenerbahçe për t’i vazhduar stërvitjet me bashkëlojtarët për ndeshjet në Superligën e Turqisë. Rikthimin e Muriqit në skuadër e kanë pritur shumë mirë edhe tifozët e skuadrës turke që e kanë pëlqyer foton e tij nga stërvitjet me bashkëlojtarët. 25-vjeçari është aktualisht lojtari më i preferuar i tifozëve të Fenerbahçes, që i kanë dhënë më së shumti pëlqime në rrjetin social “Facebook”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...