I fshehur mes maleve dhe luginave të largëta e të thella, muri i Kumbhalarh në Rajasthan në Indi është relativisht i panjohur dhe i pa eksploruar, madje edhe nga banorët lokal. Megjithatë, ndërtimi madhështor dhe me shkallë e bën këtë mur monumentin më madhështor në Indi. Me gjatësi prej 36 kilometrave, është muri i dytë më i gjatë në të gjithë planetin pas murit të Kinës. Muri i Indisë është ndërtuar përgjatë shekullit të 15-të nga Rana Kumbha. Ai është ndërtuar që të qëndroj si mburojë mbrojtëse për rreth 300 tempuj të lashtë ekzistues. Në seksionet më të gjera, muri është me trashësi prej 15 metrave, dhe i zbukuruar me mijëra tulla prej guri dhe me dekorime të shumta që e bën një atraksion të vërtetë për turistët. Vizitorët duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo pjesë e historisë, tërheqëse dhe e ruajtur mirë nuk është lehtë e arritshme dhe nuk ka trafik të mirë. Ky mur kohëve të fundit njihet edhe me emrin senzacional “Muri i gjatë i Indisë”.

Alsat-M

Loading...

Shpërndaj me

Loading...