Portieri kosovar , Arijanet Muriçi ka marë besimin e drejtuesve të Mançester Sitit. Portieri shqiptarë që mbron portën e përfaqësueses së Kosovës, ka luajtur disa ndeshje si titullar në Angli në ‘Carabao Cup’ duke qenë një nga më të dalluarit dhe madje duke pritur edhe penallti. Vet Pep Guardiola, për portierin shqiptar ka thurur elozhe duke e konsideruar si një talent me shumë të ardhme. Paraqitjet e tij, kanë bërë që drejtuesit t’i ofrojnë rinovimin e kontratës duke ia zgjatur atë aktuale edhe më shumë. Muriçi ka kontratë edhe për dy vite me Mançester Sitin, por drejtuesit i kanë paraqitur rinovimin për një periudhë afatgjatë. ‘The Sun’ raporton se ai do të përfitojë dhe rritje page, duke qenë se aktualisht përfiton 3 mijë paund në javë, ndërkohë që me kontratën e re, mund të marrë deri në 10 mijë paund në javë.

Loading...

Shpërndaj me