Barazia gjinore është e pranishme në Maqedoni. Gratë mund të punësohen në mënyrë të barabartë dhe të marrin të njëjtën pagë si burrat. Por, situata përkeqësohet kur bëhet fjalë për mbajtjen e pozicioneve udhëheqëse.

Kemi përshtypjen se gratë janë studente të mira, që mbarojnë fakultet, madje përparojnë shkencërisht, por kur bëhet fjalë për të marrë pozicione të larta në kompani është pothuajse e rrallë. Në një farë mënyre vendet, që i përkasin bllokut post-socialist te ata ekuilibri midis burrave dhe grave, në pozicionet e tyre janë më mirë, sesa shoqëritë demokratike shumë të zhvilluara”-tha Hristina Spasevska, kryetare e Shoqatës së Inxhinierëve.

Biznesmenët thonë se pa barazi gjinore dhe pa forcuar rolin e grave në shoqëri, nuk do të ketë zhvillim të shpejtë ekonomik. Një shoqëri nuk duhet të heqë dorë nga potenciali i gjysmës së popullsisë së saj, u tha në konferencën ndërkombëtare “Gratë në industri”

Biznesi nuk mund të lejojë të lërë një pjesë të popullsisë jashtë. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të zvogëlojmë këtë boshllëk midis burrave, dhe grave dhe të sigurojmë një mjedis të drejtë dhe të ekuilibruar, në sektorin e biznesit për burrat dhe gratë”-pohoi Shtefan Peter, president i Bordit drejtues të EVN-së

Konferenca dy-ditore nën moton “Liderë të Bashkuar për Avancimin e Barazisë Gjinore” do të përfshijë diskutime nga ekspertë në zona të ndryshme të vendit, si dhe nga Austria, Italia, Holanda dhe Suedia. Kjo konferencë organizohet nga EVN Maqedoni dhe Shoqata e Inxhinierëve.

Andrea Çobanova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...