Shteti do të subvencionojë specializimin për mjekësinë familjare, si stimulim për mjekët e rinj që dëshirojnë të punojnë si mjekë amë dhe si specialistë të mjekësisë familjare pasi interesimi i tyre për këtë fushë është shumë i ulët. Ministri i Shëndetësisë paralajmëroi se viti 2020 do të jetë viti i mbrojtjes primare shëndetësore, ku parashikohen më shumë fonde për këto mjekë. Për momentin vendit i mungojnë 350 mjekë amë.

 Mjekët amë, për fat të keq nuk janë të interesuar të punojnë si mjek primar ndërsa edhe më pak të interesuar janë për të specializuar mjekësi familjare, para së gjithash sepse ajo tanimë është e disponueshme tani vetëm si specializim privat. Konsiderojmë që me subvencionimin e specializimeve nga ana e shtetit do të duan fillimisht të edukohen dhe më pas të punojnë në nivel primar të mbrojtjes shëndetësore. Në mënyrë plotësuese duam të lejojmë që nëpër shtëpitë e shëndetit posaqërisht me modelin e koncesionimit siç është tani, të pranojmë mjekë të cilët do jenë specialistë dhe do punojnë si mjekë amë”-tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Specializimi jep kualitet më të mirë të shërbimeve shëndetësore të cilat munden specialistët e mjekësisë familjare t’i japin dhe gjatë specializimit mund të trajnohet mjekët që me të vërtetë të mund të japin mbrojtje më kualitative shëndetësore dhe të ketë sa më pak udhëzime në nivelet më të larta dhe kontroll më të mirë të sëmundjeve kronike ngjitëse por të mos harrojmë se prevenimi është poashtu mjet i rëndësishëm të cilin duhet ta kemi. Qëllimi është që më shumë të punojmë në preventivë se sa në kurim”-pohoi Katerina Stavriq, Katedra e Мjekësisë Familjare.

 Nga viti 2010, me fillimin e procesit të riedukimit dhe specializimit të mjekësisë familjare, janë specializuar 330 mjekë ndërkaq 80 të tjerë janë në proces të specializimit. Nga Qendra e mjekësisë primare këtë numër e konsiderojnë si shumë të ulët, bazuar në atë në gjithë territorin e vendit punojnë rreth 1500 mjekë amë.

 

Vjollca Aliti                     

Loading...

Shpërndaj me

Loading...