Reshjet e borës janë shumë të pakta për ta zbutur sadopak gjendjen me thatësinë me të cilën po ballafaqohet vendi tash një kohë të gjatë. Vera e gjatë me temperatura të larta, vjeshta pa shi dhe dimri me shumë pak borë ka bërë që lagështia e tokës të ulet ndjeshëm. Ekspertët e agronomisë thonë se na pret periudhë shumë e vështirë, sidomos për bujqësinë.

Thatësia e vjeshtës praktikisht u shndërrua në thatësi dimërore ku kemi lagështi të zvogëluar të tokës në nivel minimal dhe ku praktikisht në parcela të caktuara është deri në atë masë të pamjaftueshme për ushqyerjen e të mbjellave të vjeshtës. Borën që e shohim nëpër male për këtë periudhë të vitit është shumë pak. Akumulimet janë në nivelin shumë të vogël, Kalimanci thuajse është i zbrazur, thuajse të gjitha akumulimet janë të zbrazura, Liqeni i Dojranit është me kapacitet të zvogëluar, dhe kjo tregon se na pret një periudhë shumë e vështirë – tha Angelko Angeleski, agrometeorolog.

Angeleski shprehet se në periudhën e ardhshme pritet numër i madh i reshjeve ta përfshijnë vendin, por nuk dihet nëse do të mjaftojnë që të kemi prodhimtari të suksesshme bujqësore.

Gjendja me të mbjellat e drithërave për momentin nuk garanton që do të kemi prodhimtari të suksesshme të drithërave nëse nuk përmirësohen këto gjendje, por të kthehemi një vit më mbrapa, edhe vitin e shkuar në këtë periudhë u ballafaquam me situatë të ngjashme, por reshjet e prillit dhe majit e përmirësuan gjendjen në mënyrë drastike. Por, tek pemët gjendja është më e komplikuar. Shtyrja e këtillë disi lë mundësi për dukuri eventuale të ngricave të vonshme që mund të shkaktojnë dëme shumë më të mëdha – u shpreh Angelko Angeleski, agrometeorolog.

Dukuri e thatësirës është temë diskutimi në mesin e shumë ekspertëve kohë më të gjatë, si pasojë e ndryshimeve të motit. Në të gjitha planet e përgatitura nacionale deri më tani për ndryshimet klimatike thuhet se vendi në vitet e ardhshëm do të ketë verëra më të gjata të nxehta me pak shi dhe dimra pa borë.

Andrea Çobanova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...