Vitin e ardhshëm pritet vendosja e sistemit të ujitjes së kulturave bujqësore si dhe furnizimit të raketave kundër breshrit, si masa parandaluese kundër humbjeve eventuale si pasojë e thatësirave apo ndryshimeve klimatike. Ministria e Bujqësisë thotë se viti i ardhshëm nuk guxon t’i gjejë pa preventivë kulturat bujqësore sepse humbjet mund të jenë të mëdha. Bujqit ndërkohë ende nuk kanë filluar me mbjelljet pasi presin fillimin e reshjeve të shiut që të krijohen kushte më të përshtatshme klimatike. Pos thatësirave rrezik për dëme serioze paraqesin edhe përmbytjet si dhe ngricat e hershme, për të cilat autoritetet po shqyrtojnë masat parandaluese.

Vitin e ardhshëm ne duhet të jemi shumë të përgatitur që të mos kemi kësi dëme. Sado që ne të bëjmë pagesa për dëmet e shkaktuara, përsëri nuk mund t’i mbulojmë 100%. Ajo as nuk është dëshirë e vetë bujqve- deklaroi Trajan Dimkovski, Ministër i Bujqësisë.

 

 Vjollca Aliti 

 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...