Për ta kaluar kalimin kufitar Qafë Thanë me Shqipërinë, transportuesit fillimisht duhet të kryejnë  kontroll fitosanitar dhe veterinar të produkteve për eksport. Në këtë kalim, nuk ka persona që vazhdimisht e bëjnë këtë lloj kontrolli. Sipas analizës së Odës Ekonomike të Maqedonisë, vonesë shtesë që u shkaktojnë shpenzime financiare transportuesve është edhe skanimi i automjetit pasi shërbimet e Doganës nga ana e Shqipërisë presin që të mblidhen më shumë kamionë përnjëherë për ta kaluar procedurën. Edhe pse kemi marrëveshje të nënshkruar për kontroll të përbashkët me Shqipërinë, por edhe me Serbinë, ky sistem nuk është vendosur për shkak të procedurave të pakryera administrative. Kompanitë kërkojnë që doganimi i përbashkët të fillojë më së voni prej 1 tetorit.

Duam të apelojmë që të intensifikohen aktivitetet që tashmë kanë filluar lidhur me nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe me institucionet e shteteve fqinje, Republikës së Serbisë dhe Shqipërisë për fillimin e procesit të kontrolleve të përbashkët kufitare në këto dy kalime kufitare”.- theksoi Aneta Trajkovski- Oda ekonomike e Maqedonisë

Ndryshe, transportuesit presin prej 3 orë e deri në 3 ditë për kontroll fitosanitar dhe veterinar në kalimin në Tabanovc. Gjatë fundjavës, shërbimet serbe nuk punojnë. Problem që shkakton vonesa shtesë në këtë kalim është se hapësira ndër- kufitare nuk ka korsi për transit të shpejtë të automjeteve të transportit. Rezultatet nga kontrolli i Odës ekonomike të Maqedonisë tregojnë se në kalimin kufitar Qafë Thanë këtë të hëne nga ora 10 deri në orën 20 kanë dalë 67 automjete ndërsa koha mesatare për realizimin e formaliteteve doganore dhe policore ka qenë 13 minuta. Për procedurat e njëjta në anën e Shqipërisë, transportuesit kanë qëndruar nga 40 minuta. Njëkohësisht, gjatë kontrollit në Tabanoc për dalje janë evidentuar 380 automjete transporti. Koha më e gjatë e regjistruar e pritjes në kolonë në këtë kalim kufitar ka qenë 15 minuta. Sipas monitorimit të Bankës Botërore, transportuesit humbasin 80% nga koha e tyre duke pritur në kufi ndërsa 20% duke qarkulluar nëpër autostrada. Pritja e gjatë në kufi e ulë vlerën e mallit deri në 1% ndërsa tek produktet bujqësore deri në 7%.

Aleksandra Spasevska

Loading...

Shpërndaj me

Loading...