Për deputetët e shumicës, kjo nuk është natë për gjumë. Kjo natë është mundësia e fundit për tu menduar dhe ndërruar mendjen duke vendosur interesin kombëtar para atij partiak dhe personal, i porositi deputetët e shumicës, përmes profilit të tij të Fejsbukut ish lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.

“Shumica e popullit nuk pajtohet me këtë marrëveshje, gjë që u pa edhe në rezultatin e referendumit. Por, pushteti marionetë është i vendosur të shkojë kundër vullnetit të tij, me çdo kusht  dhe ta vendosë secilin në burg, ta dëbojë ose likuidojë atë që i pengon në rrugën e tij. Populli del dhe proteston, por tashmë vendimi është në duart e deputetëve. Të atyre 79,80 ose 81 deputetë”, shkroi Gruevski në profilin e tij në Fejsbuk.

Sipas Gruevskit, është bërë gjithçka që të votohet marrëveshja e dëmshme me Bullgarinë, e pastaj dygjuhësia dhe përfundimisht ndryshimi i emrit me qeveri dhe deputetë marioneta.

 

Ja postimi i ish-Kryeministrit Nikolla Gruevski

Loading...

Shpërndaj me