Kjo verë do të mbahet mend si e shënuar për disa nga futbollistët e kombëtares kuqezi. Tre prej tyre, Elseid Hysaj, Ermir Lenjani dhe Naser Aliji, brenda harkut kohor të 30 ditëve, mesit të qershorit dhe mesit të korrikut, e kanë djegur shaminë e beqarit. Ata kanë përfunduar në altar me partneret, me të cilat ishin të lidhur prej kohësh. E nisi Hysaj në kalanë e “Rozafës”, me rreth 400 të ftuar, një dasëm tradicionale shqiptare, me ritet dhe zakonet tona kombëtare, ku flamuri kuqezi ishte i pranishëm. Po me flamurin kuqezi në dorë ka hyrë në lokalin ku po zhvillohej dasma e tij edhe Ermir Lenjani, bashkë me shoqen e jetës, të shtunën e kaluar. Hare e madhe, këngë e valle shqiptare në ditën e shënuar të Lenjanit, i cili ka “tërhequr prej hunde” kolegun e vet kuqezi, Naser Aliji. Ky i fundit është martuar të dielën në mbrëmje, duke i dhënë fund beqarisë. Mbrojtësi kumanovar ka shkuar në altar me të dashurën e tij nga Shkupi. Ceremonia martesore është zhvilluar në një restorant të njohur të kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut, në një ambient familjar. Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë ka preferuar një dasmë me rreth të ngushtë të ftuarish, ku të pranishmit i ka argëtuar këngëtari Mentor Kurtishi.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...