Ministria e punëve të jashtme nuk është e informuar për promovimin e markës së re tregtare në Greqi të emëruar si “Macedonia the Great”. Këtë markë, siç deklaroi kryeministri grek Micotakis në Selanik, do e mbajnë të gjitha prodhimet që vijnë nga Greqia veriore, gjegjësisht nga rajoni Maqedonia. Sipas Ministrisë sonë të jashtme, mënyra e këtillë e njëanshme për zgjidhjen e çështjeve të cilat sipas Marrëveshjes së Prespës, duhet të zgjidhen bashkërish, e prish besimin e ndërsjellë. Çështja duhet të zgjidhet përmes Grupit ndërkombëtarë të ekspertëve në afat prej tre viteve nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës, thuhet në kumtesën e Ministrisë së jashtme.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...