Ministria e Punëve të Brendshme informon se një person është arrestuar ndërsa për dy të tjerë do të ngritet padi në bazë të ligjit për kundërvajtje dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike pas incidentin që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në spitalin e qytetit të Shkupit “Shën Naumi i Ohrit”, ku një grup i madh njerëzish kanë sulmuar stafin e spitalit dhe policinë.

“Më 12.09.2019 policia ka privuar nga liria S.M. (31) nga Shkupi, për shkak se rreth orës 02:45 në spitalin e përgjithshëm të qytetit të Shkup “Shën Naumi i Ohrit” sulmoi fizikisht një roje sigurie dhe dy policë, të cilët po kryenin veprimet zyrtare pas kërkesës për ndërhyrje pas një sulmi fizik ndaj një punonjësi në spital. S.M është dërguar në një stacion policie, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet padi përkatëse. Gjithashtu në bazë të Ligjit për kundërvajtje dhe prishje të rendit dhe qetësisë publik do të ngritet padi dy persona të tjerë që ishin po shoqëronin personin S.M”,thonë nga MPB./Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...