Edhe pse Mozzik është përpjekur t’i bëjë të gjithë të besojnë se për të, Loredana është një histori e shkuar, këngët e fundit dëshmojnë të kundërtën. Me ‘Dhelpër dinake’, reperi u shpreh se nuk mund t’ia dedikonte një këngë të atillë nënës së vajzës së tij, por ‘Zemra ime’ duket se i shkon përshtat më së miri Loredanës.

Kënga më e re e Mozzik flet për një dashuri të kaluar, që ka lënë shumë dhimbje pas. Mes vargjeve që shprehin mallin për këtë romancë të shkuar dhe shumë kujtimeve, një moment interesant në klip duket se bën lidhjen me Loredanën dhe Mozzik. Reperi qendron mes disa kornizave boshe, një pamje që ngjason pak a shumë me disa skena të klipit ‘Romeo & Juliet’, ku ish-çifti shihen në disa momente duke kënduar me një sfond pak a shumë të ngjashëm me këtë skenë të ‘Zemra Ime’.

Njëkohësisht, fansat janë të bindur plotësisht se ky është një dedikim i qartë për Lorin, duke ndezur kështu shpresat për një rikthim të mundshëm. Ndoshta, magjia e vërtetë do të ndodhë në datëlindjen e parë të Hanës, që është fare pak ditë larg! /News31.al

Loading...

Shpërndaj me

Loading...