Jose Mourinho ka reaguar pas eliminimit nga Liga e Kampionëve në ndeshjen që Sevilla e fitoi me rezultat 2 me 1 në Old Trafford. Ben Yedder me dy gola u përkujdes për befasi në Angli, derisa Romelu Lukaku në minutat e fundit realizoi golin e nderit për vendasit.

Mendoj se goli i parë ishte i rëndësishëm, jo vetëm për shkak të rezultatit nga ndeshja e parë, por edhe për shkak të profilit të ndeshjes. Ne tentuam të jemi agresivë dhe të gjallë që nga minuta e parë. Nuk realizuam dhe Sevilla ngadalë e mbante topin, kontrolluan lojën shumë mirë”, ka thënë Mourinho.

Kishim raste të mira, por ata realizuan golin e parë dhe nga ai moment gjithçka u bë më emocionale. Goli i dytë e bëri të pamundur. Ne kishim periudha të mira… por nuk mund të them nëse kishte diçka keq me lojtarët e mi dhe qëllimin e tyre për të luajtur”, ka thënë portugezi.

Shpërndaj me