Nga viti 2020, Botërori i Moto GP do të ketë 20 gara. Kalendarit aktual të garave i është shtuar edhe pista e Finlandës, ndërkohë që ky numër mund të rritet edhe më shumë në të ardhmen. Kjo, pas kërkesës që kanë bërë pilotët dhe skuadrat për shtimin e pistave. Gjithsesi, drejtuesit e Moto GP kanë vendosur që të reduktojnë numrin e testeve për të bërë të mundur rritjen e numrit të garave. Skuadrat kanë rënë dakord që të anullojnë testet që kryhen në Valencia, pas garës në këtë pistë dhe ato që iu paraprijnë garës së Katarit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...