Moti sot në orët e paradites do të jetë me diell dhe më i ngrohtë, me këtë do të filloj periudha e temperaturave më të larta. Megjithatë sipas meteorologëve pasdite dhe në orët e mbrëmjes në disa vende moti do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të ligë me erë të fuqishme dhe breshër. Në pjesët lindore erë e përforcuar nga drejtimi juglindor do të fryej gjatë tërë ditës.

Të hënën dhe të martën në orët e pasdites do të ketë reshje lokale të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa mot stabil do të kemi nga e mërkura.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...