Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe me reshje shiu, në disa vende shiu do të jetë me përmasa të mëdha ku pritet të tejkalojë 30 l / m2. Do të fryjë erë e lehtë në drejtim juglindor.

Temperaturat e mëngjesit do të jenë mbi zero dhe do të variojnë nga shtatë deri në 14 gradë, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të varojnë nga 11 deri në 19 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, do të ketë erë të lehtë në drejtimin juglindor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë 10 gradë ndërsa temperatura e ditës do të arrijë deri në 18 gradë Celsius.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...