Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira të kohëpaskohshme. Në mëngjes do të ketë mjegulla nëpër lugina të caktuara. Gjatë pasdites si dhe gjatë natës pritet të ketë reshje shiu, kryesisht në pjesën perëndimore të vendit. Në pjesën lindore të vendit do të fryjë erë në drejtim juglindor.

Temperatura minimale gjatë ditës do të jetë 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë 23 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i ngjashëm me vranësira dhe me reshje lokale të shiut. Temperaturat do të sillen nga 11 deri në 19 gradë Celsius.

Gjatë ditës së nesërme pritet të mbajë mot kryesisht i vrenjtur dhe me reshje shiu në përmasa të mëdha (mbi 30l/m2), ndërsa pritet të fryjë erë e dobët në drejtimin jug-lindor.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...