Asociacioni qytetarë Most zgjedhjet e nesërme presidenciale do t’i ndjekë me mbi 1500 vëzhgues. Me përzgjedhje të rastësishme ata do të shpërndahen në 1160 vendvotime me çka do të mbulojnë një të tretën e vendvotimeve në vend.

Vëzhguesit e MOST janë statik dhe do e ndjekin procesin e votimit gjatë tërë ditës. Përveç kësaj, MOST do të shpërndajë edhe 100 ekipe mobile në terren të përbëra nga dy vëzhgues të cilët do të shërbejnë për mbështetje logjistike të vëzhguesve statik dhe kohë pas kohe do t’i mbikëqyrin vendvotimet  ku MOST nuk ka vëzhgues statik. Në mënyrë plotësuese, 80 vëzhgues do ta mbikëqyrin punën e Komisioneve komunale zgjedhore, ndërsa do të mbikëqyret edhe puna e KSHZ-së- deklaroi Zllatko Dimitrioski, MOST.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...