Gajtë ditës së djeshme India njoftoi izolimin në shtëpi të qytetarëve për 21 ditë si masë mbrojtëse nga përhapja e koronavirusit te 1,3 miliardë banorët e vendit. Policia në disa raste po i ndëshkon fizikisht shkelësit e këtij urdhri. Policia indiane ka nisur të përdorë forcën kundër atyre që nuk i binden urdhrit për të mos dalë pa arsye nga shtëpia në këtë kohë pandemie.Patrulla oficerësh të shpërndara nëpër vend bllokuan të enjten rrugët duke ndëshkuar çdo drejtues mjeti që qarkullonte pa motive mjekësore apo jetike. Shuplakat dhe goditjet me shkopinj gome ishin disa nga dënimet që u detyruan të durojnë disa prej kalimtarëve të pabindur.

OSTANI DOMA

Publiée par Dragan Korlaet sur Jeudi 26 mars 2020

 

Deri më tani sëmundja ka infektuar rreth 700 veta dhe të paktën 13 persona kanë gjetur vdekjen.Izolimi i vendit ka provokuar radhë të gjata në ushqimore, ndërsa në kryeqytet qeveria ka nisur të shpërndajë ushqime falas për të varfrit dhe punëtorët e prekur nga kriza.Izolimi i vendit vjen pas frikës se koronavirusi po nis të shpërndahet në kryeqytetin Delhi, në qendrën komerciale në Mumbai dhe në qytetet e mëdha.

Spitalet kanël kushte të dobëta, me vetëm 0.5 shtretër për 1 mijë banorë, krahasuar me 3 apo 4 të tilla në shtete si Italia dhe Kina. Bilanci i të prekurve nga pandemia është ende i ulët, vendi i dytë më i populluar i botës, sipas autoriteteve, rrezikon një shpërthim të rasteve nëse nuk merren masa të ashpra parandaluese.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...