Rasati i peshqve, vezët e peshqve dhe peshqit e vegjël do të mund të importohen nga Kosova vetëm me një kusht. Kërkohet një garanci që dëshmon se malli i importuar në vend është i sigurt për shëndetin. Nëse këtë nuk e ka Kosova, por edhe cilido vend tjetër, nuk do të mund të eksportojnë vezë peshqish dhe peshq të vegjël në Maqedoni. Përndryshe peshku i freskët mund të hyjë në vend dhe shpërndahet në markete ose vend shitje të peshqve. Ndalesa ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve, por kjo ka të bëjë edhe me respektimin e standardeve evropiane, thonë kompetentët.

Së shpejti do të merr leje për eksportimin e peshkut të freskët në tregun Evropian. Kjo është diçka për të cilën kemi punuar për një kohë të gjatë, dhe themi se ndalesa nuk vlen vetëm për Kosovën, por për të gjitha vendet që nuk kanë realizuar monitoring, e as garanci se materiali që sjellin në vendin tonë është i shëndetshëm- deklaroi Trajan Dimkovski Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit të Ujërave.

Pasi Kosova të kryejë monitorimin e vezëve dhe peshqve të vegjël  që i përgatit për eksport, do të jetë në gjendje t’i distribuojë në vend, tha ministri përkatës. Dje për Alsat, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës Endrit Shala masën e autoriteteve në Shkup e quajti një barrierë tregtare, duke u kërcënuar me masa reciproke për produktet maqedonase

I qartë është edhe qëndrimi i Ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i cili theksoi se vendi mund të eksportojë ose importojë vetëm produkte të verifikuara që përmbajnë deklarata. Informacionet e Alsatit thonë se ministrat Bektashi dhe Shala do të takohen në mes të muajit për të zgjidhur më shpejt problemin. Maqedonia dhe Kosova kanë qenë në prag të luftës tregtare vitet e fundit për shkak të mosmarrëveshjeve për produkte të caktuara për import ose eksport midis dy vendeve, por problemet deri më tani janë zgjidhur pa dëme serioze për të dyja palët.

Ile Petrevski 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...