Monako ka pësuar një humbje poshtëruese, 7-1, në fushën e PSG-së, që mbrëmë është shpallur zyrtarisht kampione e Francës. Një humbje e tillë ishte e paimagjinueshme nga drejtuesit e Monakos. Ata kanë vendosur që tifozëve që kishin shkuar në Paris për të ndjekur ndeshjen, t’u rimbursohen biletat. Ky vendim është bërë i ditur zyrtarisht nga faqja e klubit të principatës.

AS Monaco ka vendosur që rimbursojë të gjithë tifozët bardhekuq që ishin të pranishëm në sektorin e miqve në stadium. Mënyra e rimbursimit do të bëhet e ditur së shpejti”, – shkruan klubi francez në një komunikatë për shtyp.

Klubi i Monakos është ndjerë shumë keq për atë disfatë, që ka sjellë irritimim në radhët e tifozëve.

Shpërndaj me