Një person që të kthejë TVSH në vlerë prej 600 denarë, në muaj do duhet të shpenzojë mbi 26 mijë denarë. Me përllogaritje të këtillë sot dolën nga Drejtoria e të ardhurave publike dhe paralajmëruan se pagesa e parë për qytetarët do jetë në dhjetorë. Kthimi i TVSH-së do bëhet në tremuaj, gjegjësisht deri në fund të vitit qytetarët do i marrin paratë nga llogaritë e skanuara në korrik, gusht dhe shtator. Dhe ashtu do vazhdojë në çdo tre muaj. Për 5 ditë 58 mijë qytetarë  që kanë telefona të mençur i kanë skanuar llogaritë fiskale për kthimin e TVSH-së dhe kanë skanuar rreth 450 mijë llogari fiskale ne vlerë të përgjithshme prej mbi 4 milionë euro. Deri më tani DAP ka llogaritur se ka për të paguar  120 mijë euro. Përdoruesit e telefonave IPHONE do duhet të presin edhe ndonjë ditë për të bërë kthimin e TVSH-së me aparatet e tyre. Ata këtë tani mund ta bëjnë vetëm në zyrat e DAP.

Për shkak të rregullave shumë të ashpra të Apple edhe më tej zvarritet aplikacioni Tatimi Im që të jetë e kapshme për përdoruesit e telefonave IPHONE. Kërkesë për aplikimin Qeveria ka dorëzuar më 25 maj, por ende pritet miratim. Gjithashtu pas startimit të këtij projekti janë vërejtur numër më i madh i denoncimeve nga ana e qytetarëve në DAP për tregtarë që nuk lëshojnë llogari fiskale”-thonë nga DAP.

Probleme më të mëdha me skanimin e llogarive qytetarët kanë paraqitur se kanë pas blerjeve në marketet e mëdha. Një pjesë e mirë e llogarive janë me barkode të zbehura ose jo aq të lexueshme, prandaj telefoni nuk mund t’i lexojë gjatë skanimit. Nga DAP thonë se qytetarët që kanë probleme të tilla ndihmë mund të kërkojnë në personat zyrtarë të Drejtorisë.

Nga ana e qytetarëve është bërë presion i madh ndaj marketeve të mëdha në kohë t’i servisojnë aparatet e tyre fiskale që në llogaritë fiskale të ketë barkod të qartë dhe të mos ballafaqohen me probleme. Barkodet e llogarive të tilla mund t’i lexojnë në aparatet nëpër kiosqe që funksionojnë shumë më mirë se lexuesit e telefonave celularë. Ekziston mundësia barkodet të regjistrohen në dorë, por shfrytëzuesi do duhet të shkojë në ndonjërën nga zyrat e DAP-it”- pohojnë nga DAP.

Kjo masë ka edhe rregullat e saja të rrepta. Nëse qytetarët mundohen ta mashtrojnë ligjin, do të gjobiten. Është rreptësishtë e ndaluar personi fizik të skanojë llogari fiskale që është lëshuar në emër të ndonjë firme. Dënimi është 250 euro.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...