Me aplikacionin “TVSH-ja ime” i cili prej sot është aktiv dhe mund të shkarkohet nga internet faqja e Drejtorisë për të ardhura publike, kthimi i TVSH-së do bëhet me skanimin e barkodit të llogarive fiskale të cilat nuk duhet të jenë më të vjetra se 10 ditë. Një familje katër anëtarëshe do mund të kthejë TVSH më së shumti deri në 28 800 denarë në vit, ndërsa një shfrytëzues më së shumti do mund të kthejë 7 200 denarë. Ky aplikacion do të vlejë vetëm për qytetarët dhe vetëm për llogari fiskale deri më 30 mijë denarë, por jo edhe për faturat dhe llogaritë që nuk kanë barkode, siç janë llogaritë e taksistëve, llogaritë e pavlefshme fiskale të kompjuterëve dhe për llogari fiskale të ndërprera.

Për kyçje në TVSH-ja IME qytetarët do ta shfrytëzojnë e-mailin e njëjtë dhe fjalëkalimin nga profili i deklaratave elektronike tatimore. Për të gjithë qytetarët që do kenë nevojë për mbështetje në gjithë këtë proces siç janë personat më të moshuar dhe qytetarët e kategorive sociale, DAP është plotësisht e gatshme t’u ndihmojë. Në 36 vende të njësive organizative ka vendosur aparate që qytetarët t’i skanojnë llogaritë e tyre fiskale”-tha Sanja Llukarevska, drejtoreshë e DAP.

Kthimin e TVSH-së do mund ta bëjë çdo qytetar që ka mbushur 15 vjet, që ka llogari në bankë dhe është i regjistruar në sistemin e-Tatime në DAP. Për paratë që qytetarët do t’i marrin nga kthimi i TVSH-së nuk do paguajnë tatim personal. Paratë nga kthimi i TVSH-së në llogaritë e qytetarëve do paguhen në çdo tre muaj. Pagesa e parë do jetë në dhjetor të vitit 2019, ndërsa më pas në çdo tre muaj, gjegjësisht në shkurt, maj, gusht dhe nëntor. Projektimet e Qeverisë janë se nga ky shërbim, qytetarëve do u kthehen më së shumti 50 milionë euro në vit. Sipas analizës së Finance Think, vetëm familjet më të pasura që në vit harxhojnë mbi 20 mijë euro, nga shteti si kthim të TVSH-së do të marrin rreth 450 euro. Familje mesatare e cila shpenzon rreth 530 euro për nevojat e tyre minimale, sa edhe është shporta sociale e konsumit, nga kjo masë do të marrë vetëm 172 euro në vit. Qeveria pret që kjo masë të ndikojë në uljen e ekonomisë gri që është mbi 30%. Aplikacioni është i kapshëm vetëm për telefonat me sistem Android, ndërsa përdoruesit e telefonave IPhone aplikacionin do munden ta marrin për disa ditë.

Aleksandra Spasevska

Loading...

Shpërndaj me

Loading...