Halima Aden është një modele 21 vjeçare e lindur në një kamp refugjatësh.

Ajo ishte modelja e parë me mbulesë që u paraqit në kopë tinën e Vogue, ku reklamoi një shami të brendit Nike dhe ishte pjesë e prezantimit të  koleksionit të Kanye West (Yeezy).

Madje së fundi ajo u bë dizejnatore e 27  kreacioneve të reja të shamive, transmeton Indeksonline.

Pra, kur Halima shkoi në Londër për të organizuar ndarjen e çmimit të katërt vjetor Ndërkombëtar të Somalisë (ISA), ajo diskutoi edhe për identitetin mysliman.

“Si një ish-refugjate, di që në fillim problemet me të cilat përballet diaspora në mënyrë që të kenë një ditë feste e një pune të zellshme dhe përkushtimi, që somalezët bëjnë me shumë krenari. Unë kam pasur modelim të mrekullueshëm deri më tani, është edhe e frikshme, pasi kam parë rrezikun përpara që gruaja myslimane të bëjë diçka të tillë. Pra është e frikshme të punosh me të panjohur, por tani duke parë kaq shumë vajza që hyjnë në industrinë e modës e që mbajnë mbulesën, është e mahnitshme”, tha ajo.

Pas shfaqjes me mbulesë në Vogue, bashkë me dy shoqet modele/somaleze, Amina Adan dhe Ikram Abdi Omar, treshja u vlerësua globalisht për përfaqësimin e grave myslimane me ngjyrë.

“Ishte një rast monumental. Është kaq e mrekullueshme, sepse përfaqësimi është gjithçka, shumë e rëndësishme për mua dhe kaq shumë vajza myslimane që nuk e kan pasur kurrë këtë mundësi. Unë dua që ato të mendojnë ‘unë mund ta bëjë këtë tani’ ose ‘dua të shkojë dhe ta bëjë këtë’. Pra kjo nuk është e tëra, por është diçka”, shtoi ajo.

Ajo tha se në fillim kishte hasur në shumë kritika, sepse njerëzit nuk e kuptonin modelimin apo modën.

“Për shkak se është kulturë ndryshe, kjo s’është një gjë somaleze.Por unë duke u shpjeguar pse është e rëndësishme për të gjithë ato që rriten në Amerikë që duken si unë, ishte një bisedë e rëndësishme. Nëna e kuptoi këtë dhe ndikimin e saj. Unë nuk jam vetë modele, pasi kam ndihmuar edhe në komunitet shumë, pra puna ime me UNICEF-in, e nuk kam harruar asnjëherë prej nga vi”, shtoi tutje modelja.

Ajo tha gjithashtu se tani është më e lehtë të jesh një grua myslimane në SHBA sepse njerëzit nuk janë të frikësuar nga mbulesa, por që ka ende rrugë të gjata për t’i kaluar.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...