Një individ mesatarisht mund të gëlltisë deri në pesë gramë plastikë çdo javë, e barabartë me peshën e një karte krediti, sipas një raporti të Universitetit të Newcastle (Australi).

Sipas këtyre rezultateve, një përmbledhje e 50 studimeve të kryera në lidhje me përthithjen nga njeriu të grimcave të plastikës tregon se çdo individ gëlltit rreth 2 000 mikro-grimca dhe grimca çdo javë ose rreth 250 gramë në vit.

Studimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit gëlltisin dhe përthithin me anë të ajrit një sasi të konsiderueshme grimcash plastike çdo vit, por sfida për studiuesit australianë është përllogaritja e kësaj sasie.

“Ndërsa ndërgjegjësimi rritet për ekzistencën e grimcave të plastikës dhe ndikimin e saj në mjedis, ky studim paraqet për herë të parë një përllogaritje të saktë të shkallës së përthithjes’’, sqaton Thava Palanisami, pedagog në Universitetin e Newcastle.

”Kjo do të ndihmojë në identifikimin e rreziqeve të mundshme toksikologjike për njeriun”, shton ai.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...