Pa gazetarë, Kryeministri Zoran Zaev, së bashku me avokatët e tij, i dëgjuan sot bisedat e regjistruara nga masat e posaçme hetimore për rastin “Mitmarrja” ku ai është i akuzuar. I kanë parë edhe mesazhet e shkëmbyera me SMS. Pas mbarimit të seancës, Zaev theksoi se në biseda nuk ka pasur indikacione për kryerje të ndonjë krimi apo dakordim të mitmarrjes. Avokatët thanë se ende e presin vendimin e Apelit nëse regjistrimi i plotë nga zyra e tij, për të cilën ata pretendojnë se është e pjesërishme është publikuar në kanalin YouTube. Përndryshe, sipas prokurorisë, Zoran Zaev, si kryetar komune, ka kërkuar ryshfet prej 160 mijë euro nga biznesmeni i Strumicës, Ivan Nikolov për legalizim të tokës. Gjykimi vazhdon më 30 prill.

Shpërndaj me