Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin aspiratat e shteteve të Ballkanit Perëndimor për integrime evropiane, ka deklaruar ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell.

Këto komente, ai i bëri në Prishtinë, në një konferencë për median pas takimit që zhvilloi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Zyrtari amerikan tha se në Ballkan ka prani të ndikimi të Rusisë, i cili sipas tij, nuk është në favor të askujt.

“Po kemi parë rritje të ndikimit rus në tërë Ballkanin dhe si një pjesë e tyre duke i minuar edhe institucionet demokratike. Kemi qenë të qartë edhe në diskutimet tona me rusët se nuk është as në interesin e tyre dhe as në interesin e  popujve të Ballkanit ky ndikim”, theksoi Mitchell

Shpërndaj me