“Miss BumBum” për vitin 2019, Suzy Cortez ka treguar dashurinë e saj për yllin e futbollit, Lionel Messi, imazhin e të cilit e ka bërë tatuazh në dy pozicione mjaft delikate.

Bukuroshja braziliane e vlerësuar për format bombastike të vitheve ka piktuar portretin e Messit në fundin e barkut.

Një realizim i premtimit të bërë në një studio televizive kjo nga ana e Cortez, që më parë, kishte shkruajtur emrin e “pleshtit” argjentinas në zonën e të pasmëve.
“Meqënëse bëra tatuazh në prapanicën time, po mendoja të bëja një tatuazh tjetër për të nderuar lojtarin më të mirë në histori. E premtova në një intervistë televizive gjatë udhëtimit në Meksikë kur fitova “Miss Butt World”. Ishte një premtim dhe unë e mbajta atë,” tregon 29-vjeçarja.

Megjithatë, ky veprim nuk është pëlqyer aspak nga familja e Messit, me sulmuesin e Barcelonës dhe bashkëshortes së tij, Antonella Roccuzzo që kanë bllokuar menjëherë në “Instagram”.

Më pas ajo filloi një fushatë në internet për të inkurajuar fansat e saj që ta mbështesin atë dhe ta bindin Messin për ta zhbllokuar.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...