Lideri i VMRO DPMNE-së opozitare Hristijan Mickovski në një intervistë ekskluzive për Alsat që do të transmehetohet pas pak në lajmet e orës 16:00 dhe ato të orë 19:00 dhe 23:00 në gjuhën maqedonase, këmbëngul në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe qeveri teknike. Mickovski për Alsat thotë se do të shqyrtojë të gjitha format për të ushtruar presion për të çuar vendin në zgjedhje të reja. Ai flet edhe për bashkëpunimin me partitë politike shqiptare. Mickovski gjithashtu thotë se nëse do të ketë 80 deputetë do të shkojë një hap prapa dhe do të kthejë kushtetutën atje ku ishte para Marrëveshjes së Prespës. Intervistën e plotë me kreun e VMRO-së mund ta ndiqni edhe në faqen tonë të interneti alsat-m.tv.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...