Ministria e Financave është në fazën përfundimtare rreth vendimit për zhvendosjen e pragut për pagimin e Tatimit të Vlerës së Shtuar. Edhe kjo masë është një nga pikat e fushatës parazgjedhore të pushtetit, si pjesë e ndryshimeve në politikën tatimore. Detyrim për ta paguar këtë tatim për momentin kanë kompanitë e vogla, që kanë paraqitur qarkullim prej mbi 1 milionë denarë. Tani synimi është që ky prag të rritet, përkatësisht që TVSH të paguajnë edhe kompanitë që do të paraqesin qarkullim më të lartë se dy dhe tre milionë denarë. Ministrja Nina Angellovska thotë se edhe më tej janë duket menduar për opsionet.

Ende nuk kanë përfunduar analizat, po bëhen analiza për pragun e TVSH-së dhe gjatë këtyre analizave nuk merret parasysh vetëm efekti fiskal, por edhe administrata e nevojshme për shërbim, regjistrim dhe kontroll të kompanive të vogla. Për momentin, po i bëjmë analizat dhe i shqyrtojnë implikimet fiskale dhe anën e ngarkesës administrative të Drejtorisë së të Ardhurave Publike konkretisht – tha Nina Angellovska, ministre e Financave.

Kryeministri Zoran Zaev më pak se një muaj më parë paralajmëroi se pragu mund të rritet për dy ose tre milion, por deri më tani nuk ka vendim konkret. Ministrja Angelovska paralajmëroi se së shpejti do të publikohen analizat e para dhe efektet nga tatimi progresiv.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...