Blegtori, rregulla të reja për subvenc...
Fermerët që përpiqen ta shmangin ligjin dhe rregullat për marrjen e subvencioneve nga shteti janë në rrezik të...
Lexo më shumë...Shteti po përgatit çmime të reja më të larta për koncesionarët nga sektori i minierave. Lista e re e çmimeve duhet të zbatohet për miniera në të cilat nxirren materialet e papërpunuara matalike, por edhe jo-metalike .Takimi i parë u mbajt sot në Ministrinë e Ekonomisë. Ministri Bektashi iu propozoi pronarëve të minierave që të paguajnë 3.5% të të ardhurave vjetore, por koncesionarët nuk u pajtuan dhe konsiderojnë se norma është e lartë.
propozimi fillestar është 3,5% që është shumë dhe mendojnë se do të pajtohemi dhe tashmë po diskutojmë në mbledhje që më mirë të dihet se cila minierë çfarë të mira minerale nxjerrë. Nuk është mirë që në një kosh të vendosen të gjitha minierat e pasura dhe të varfra, ky është synimi jonë”- theksoi Nikollajço Nikollov, kryetar i Asociacionit maqedonas për miniera.
Për momentin, në nivel vjetor miniera “Buçim” ka të ardhura prej rreth 70 milionë euro prej të cilave 20 milionë janë fitim i pastër ndërsa për koncesion të shtetit për momentin paguan 1,5 milion euro. Ministri Bekteshi është i sigurt se do të gjendet rrugëdalje në favor edhe të shtetit edhe të kompanive. Sipas të dhënave të ministrit, në 3 vitet e fundit, të gjithë koncesionerë së bashku paguajnë rreth 10 milionë euro në vit, që sipas Bekteshit nuk mjafton. Leverdi më të madhe nga çmimet e rritura pritet të kenë komunat që shfrytëzojnë thuajse 80% nga paratë për koncesion.
Këta koncesionerë përdorin një të mirë të përgjithshme që është e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe ne mendojmë se ajo duhet të rritet. Nëse i kemi kompensimet e njëjta nga vitet e mëparshme, buxheti i komunave dhe arkës shtetërore do të rritej nga gjashtë deri në tetë milion euro”- pohoi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.
Bekteshi njoftoi se do të paraqesë një propozim për përdorimin e këtyre parave shtesë për projekte që lidhen me reduktimin e ndotjes, në shëndetësi ose arsim. Çmimet e reja të koncesioneve është planifikuar të vazhdojnë deri në vitin 2020.
Ile Petrevski
Fermerët që përpiqen ta shmangin ligjin dhe rregullat për marrjen e subvencioneve nga shteti janë në rrezik të...
Lexo më shumë...Efikasiteti energjetik dhe lufta kundër ndryshimit të klimës janë dy objektivat e paketës së re të buxhetit të...
Lexo më shumë...Ministria e Ekonomisë ka kërkuar nga Inspektorati i Tregut dhe Drejtoria e Doganave të bëjnë kontrolle shtesë ...
Lexo më shumë...Paga minimale deri në fund të vitit mund të rritet maksimum vetëm deri 13 mijë denarë. Mbi këtë kufi do të ish...
Lexo më shumë...