Të rezervuar dhe pa pritje të mëdha janë biznesmenët e Maqedonisë, se ekonomia e brendshme do të përfitojë nga paralajmërimet për një “mini-Shengen” në rajon. Bashkëpunimi i Maqedonisë me Serbinë edhe me Shqipërinë është i shkëlqyeshëm, dhe problemet që kemi në fushën e ekonomisë do të ishin të vështira për tu zgjidhur në një formë të tillë kuazi, veçanërisht me idenë e qarkullimit të lirë të personave dhe mallrave, tha për Alsat, Danella Arsovska kryetare e Lidhjes së Odave ekonomike.

Nga këndvështrimi i Maqedonisë, ne nuk shohim se mund të fitojmë shumë me një aleancë të tillë ose me një ndarje të tillë në mikro-rajon, me vetëm tre shtete. Ne e themi këtë, sepse Serbia me këtë do të kishte dalje në portin e Selanikut dhe përmes Shqipërisë në portin e Durrësit. Nga këndvështrimi i Shqipërisë, një bashkëpunim i tillë iu mundëson atyre të përparojnë në drejtim të asaj, që ne e kemi zbatuar tashmë  – tha Danela Arsovski, kryetare e LOE.

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, megjithatë, thonë se kjo nuk është hera e parë që të ketë një iniciativë të tillë “mini-Shengen” në Ballkan. Kjo shoqatë biznesi beson se përfitimet do të ishin më të mëdha për të gjithë, nëse do të ishin të përfshirë në projekt më shumë vende.
Koço Angjushev, i cili është përgjegjës për politikat ekonomike të qeverisë, idenë e një “mini-Shengenit” si një lidhje rajonale e vlerëson si të mirë. Por, ai thotë se duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos e pranojmë, që një iniciativë e tillë rajonale të jetë një zëvendësim i së ardhmes evropiane të Maqedonisë. Përndryshe, në Novi Sad disa ditë më parë, Kryeministri Zoran Zaev, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, Kryeministri shqiptar Edi Rama ranë dakord për të rritur bashkëpunimin midis të tre vendeve. Masat konkrete do të shpallen në 10 nëntor, kur është caktuar mbledhja e dytë me të njëjtën përbërje, këtë herë në Ohër.

Ile Petreski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...