Minatorët do të pensionohen vetëm me stazh pune. Gratë me 35 vjet, ndërsa burrat me 40 vjet stazh pune, ndërsa për atë janë përgatitur edhe ndryshime ligjore, informuan sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.

Në seancën e sotme, siç potencoi ministrja është miratuar pika për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor që u mundëson stazh me beneficion minatorëve.

“Me ligjin e deritanishëm ata do të shkonin në pension në moshën rreth 58-vjeçare, ndërsa me ligjin e ri ata shkojnë në pension rreth moshës 50-vjeçare”.

Ajo theksoi se tani për çdo vit në mënyrë proporcionale do t’u llogaritet stazhi me beneficion dhe kështu më shpejtë do të kalojnë 40 vite stazh me beneficion dhe do të mund të shkojnë në pension.

“Pritet në vitin 2019-2020 rreth 100 persona ta realizojnë pensionimin në bazë të këtij vendimi ligjor”, theksoi Carovska.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi theksoi se xehetaria është shumë e rëndësishme për prodhimin industrial në Republikën e Maqedonisë.

“Si sektor merr pjesë me 8,31 për qind në prodhimin industrial, ndërsa në mënyrë direkte dhe indirekte i punëson mbi 10.000 qytetarë në Republikën e Maqedonisë”, theksoi Bekteshi.

Ai theksoi se do të punohet edhe për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për burime minerale.

Loading...

Shpërndaj me