Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milososki tha se është e qartë se koalicioni qeverisës LSDM-BDI kanë frikë nga kontrolli i mundshëm nga deputetët në punën e PSP-së. Ai tha se gjatë ditës së djeshme kanë marrë shkresë me arsyetime të pabaza teknike nga ana e kreut të Kuvendit, Talat Xhaferit me të cilën propozim vendimi për Komisionin anketues për kontrollin e punës së PSP-së kthehet te parashtruesit.

“Nuk ka asnjë pjesë thelbësore me mangësi nga propozim vendimi që mund të konsiderohet mungesë serioze. Përkundrazi, propozim vendimi për formimin e komisionit anketues sipas përmbajtjes dhe strukturës është e njëjtë me propozim vendimin e komisionit anketues të cilin zotëri Talat Xhaferi në përbërjen paraprake e parashtroi për formimin e komisionit anketues për përgjimin. Nuk ka asnjë dallim”, theksoi Milloshoski.

Milloshoski tha se nesër është e mundur të ketë takim të ri për Ligjin e Prokurorisë Publike.

“Pritëm të ketë sonte. Ishim të gatshëm edhe sot, por e shohim se pushteti për arsye objektive apo subjektive nuk shpejton. Na informuan se është e mundur të ketë takim nesër. Nëse janë të disponuar dhe të gatshëm, ne nuk kemi problem ta mbajmë”, deklaroi Milloshoski.

Milloshovski potencoi se nga shërbimet kuvendore kanë informacione se vetë shkrimi i këtij propozimi për kthimin e vendimit për formimin e Komisionit anketues nuk është i Talat Xhaferit.

“Ky është shkrimi i Cvetanka Ivanovës. Sekretaresh e përgjithshme e Kuvendit apo ndonjë këshilltari tjetër të afërt të LSDM-së të cilin Talat Xhaferi është dashur ta dëgjojë, ta nënshkruajë dhe ta kthejë propozimin për formim të komisionit anketues sepse siç duket edhe Talat Xhaferi është ulur në prehër të partisë në pushtet”, theksoi Milloshoski.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...