Një avion ushtarak amerikan, i dislokuar në Japoni, është dëmtuar rëndë nga një zog, duke i shkaktuar miliona dollarë dëme, bëhet e ditur nga trupat e Marinës.

”Më 7 maj, një avion F-35B i cili bën pjesë në grupin e 12-të të aviacionit ka bërë ulje të detyruar pas shkëputjes nga pista për shkak të përplasjes me një zog në bazën e trupave të Marinës në Iwakuni, në perëndim të Japonisë”, njoftoi komandanti Christopher Harrison, zëdhënës i Marinës.

”Piloti është shëndoshë e mirë”, sqaroi ai.

Dëmet nuk janë vlerësuar me saktësi, por trupa e Marinës e klasifikoi ndërkohë incidentin në kategorinë ‘’A’’, çka nënkupton se kostoja e riparimit mund të tejkalojë shumën e 2 milionë dollarëve.

Muajin e kaluar një avion luftarak F-16 që vepronte në SHBA u godit nga një skifter, njoftuan forcat ajrore amerikane në ueb-in e specializuar për çështjet ushtarake. Pamjet e këtij incidenti të shënuar më 17 prill shfaqnin pjesë të copëzuara të një zogu në momentin e uljes në pistë të avionit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...