SKuadra e Milanit pritet që të zyrtarizojë edhe largimin e katërt nga ekipi për këtë merkato. Pas Reinës, Borinit dhe Caldarës, nga kuqezinjtë largohet edhe Ricardo Rodriguez. Sipas lajmeve të fundit, federata turke ka aprovuar kalimin e zviceranit te Fenerbahce. Këta të fundit kanë mbyllur gjithçka sa i përket marrëveshjes me lojtarin dhe me Milanin. Formula e transferimit do të jetë huazim me detyrim blerjeje për 5 milionë euro. Rodriguez pritet të prezantohet në Turqi ditën e nesërme.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...