Pas largimit të Marko Xhampaollos, drejtuesit e Milanit reguan shpejtë dhe plotësuan vendin e zbrazët të stafit teknik me trajnerin Stefan Pioli. Rezultatet e dobëta kohëve të fundit ishin bazë e mjaftueshme që drejtuesit e Milanit të sharkojnë nga detyra trajneri Xhampaollo. Mirëpo tifozët e Milanit nuk janë të kënaqur me zgjedhjen e drejtuesve të klubit nga Milano, pasi që Pioli, që firmosi kontratën 2 vjeçare, ishte trajner I Interit dhe nuk shënoi rezultate të mira. Pioli karrierën e tij si trajner e nisi në vitin 1999, ndërsa ishte pjesë e skuadrave të Bolonjës, Kievës, Lacios, Palermos dhe Fiorentinës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...