Milani nuk do të jetë në gjendje të llogarisë Ante Rebiçin për pesë ndeshjet e para të aventurës së tij të radhës në Europë. Sulmuesi kroat duhet të vuajë një skualifikim të gjatë. UEFA, vendosi pezullimin prej pesë ndeshjesh për Rebiç, pas dëbimit nga fusha të tij në ndeshjen e fundit të “Europa League”, të luajtur me Aintraht Frankfurt, më 29 gusht. Kroati ishte ndëshkuar me karton të kuq kundër Strasburgut, pas një faulli të ashpër ndaj kundërshtarit. Ai kishte protestuar shumë fort për vendimin ndaj arbitrit. Në fakt, ndër arsyet e skualifikimit të gjatë përmenden edhe “fyerjet ndaj zyrtarëve të ndeshjes”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...