Mediat italiane raportojnë se skuadra e Milanit, do të synojë në merkato mesfushorin shqiptar që aktivizohet me Belgjikën, Adnan Janzuaj. Ky i fundit, që aktualisht luan në kampionatin spanjoll me Real Sosiedadin, po kalon një moment të mirë dhe pak ditë më parë ishte renditur ndër dribluesit më të mirë në Europë. Mesfushori i avancuar që ka qenë edhe pjesë e Mançester Junajtidit, mund të largohet nga Spanja pasi Milani është një skuadër, te e cila Januzaj mund të hedh hapin e madh në karrierë. Ende nuk ka asgjë konkrete megjithatë me emërimin e trajnerit të ri, mund të nisin negociatat edhe për Januzajn.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...