Edhe pse Milani triumfoi ndaj Veronës duke marrë suksesin e dytë radhazi në kampionat, situata nuk ishte e qetë. Pas përfundimit të pjesës së parë, trajneri Xhampaolo vendosi të zëvendësojë Paketën, një veprim i cili nuk u prit mirë nga fantazisti brazilian. Trajneri Xhampaolo u mundua ta shpjegonte vendimin, duke u shprehur se lojtari brenda fushës ka një sjellje shumë braziliane. Ndërkohë, nga ana tjetër nëpërmjet rrjeteve sociale, Paketa iu kundërpërgjigj teknikut italian teksa postoi në foto me komentin “ krenar të jem brazilian”. Kështu, në këtë mes Milani ka vendosur të ndërhyjë, për të mos e acaruar situatën e cila më pas mund të agravojë në një prishje të marrëdhënieve brenda grupit të futbollistëve me trajnerin. Në këtë formë, Paketa rrezikon një gjobë nga drejtuesit e Milanit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...