Milani është gati të të arrijë akordin për anësorin e Racing Avellaneda, Matias Zaracho, është një profil që pëlqehet shumë si nga Maldini, ashtu edhe Boban. “Kuqezinjtë” tentuan ta merrnin argjentinasin që në merkaton e janarit, por duhet të largohej më parë Pakueta, diçka që nuk ndodhi. Luan në krah, fantazist dhe mesfushor. Një futbollist që përshkruan kilometra pas kilometrash dhe është zgjedhur si profili ideal. Matias i ka thënë “po” Milanit dhe tani pritet që të dy klubet të gjejnë një akord mes tyre: Racing Avellaneda, ish-skuadra e Lautaro Martinez, kërkon 25 mln euro, por Milani deri tani është ndalur të 15 mln euro dhe bonuse. Në verë do të ketë edhe më shumë kohë për të diskutuar:  4 gola dhe 1 asist në 16 ndeshje të luajtura, vetëm 3 kartonë të verdhë. Një gol çdo 4 ndeshje për fantazistin.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...