Ndryshime të mëdha pritet të ndodhin tek skuadra e Milanit.

Drejtuesit rosoner janë në kërkim të një zëvendësuesi të Ricardo Rodriguez, i cili gjatë ditës së djeshme ka pranuar të transferohet tek Fenerbache.
Rosonerët janë duke synuar transferimin e njërit nga Aaron Hickey ose Antonee Robinson, transmeton KosovaPress.

Sipas Sky Sporta Italia, kuqezinjtë janë në kërkim të një lojtar si mbrojtësi i majtë, Theo Hernandez.

Skocezi, Hiceky besohet të jetë një talent shumë i madh, mirëpo ai tanimë është vetëm 17 vjeçar. Ai ka zhvilluar gjithsej 18 ndeshje në Premier Ligën Skoceze dhe ka shënuar një gol.

Ndërsa opsioni tjetër, Robinson ka luajtur 27 ndeshje me Wiganin duke arritur të gjejë golin vetëm një herë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...