Aktori i mirënjohur, Adem Mikullovci ka publikuar një shkrim emocional pas vdekjes së aktores Leze Qena.

“ELIZABETE- Më shkove edhe ti..! A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashk herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm Mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati: Une thash:”Leze unë do të shkoj para teje”…Ti ma kape veshin dhe më bêrtite:”Përkundrazi unë shkoj para teje,mua më ka grua e ty vetëm shok”..Dhe ja ! Ashtu edhe ndodhi Elizabett..Mua më lat të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju. Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….Teatri i jonë Leze-u mbyll”, ka shkruar Mikullovci.

Ndryshe, dje pas mjekimit intensiv në Qendrën Klinike Universitare të  Kosovës,  rreth orës 9 të mëngjesit në moshën 85 vjeçare ndërroi jetë aktorja e njohur kosovare, Leze Qena.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...